4.7 C
Pristina
Sunday, December 1, 2024

Qytetarët tallen me ‘vitrat’ e Kurtit: Me 100 euro i blejmë 12.5 kg speca

Rekomandime

Qytetarë të shumtë janë tallur me vendimin e Qeverisë Kurti, për ndarjen e ‘lëmoshës’ prej 100 euro, për punëtorët e sektorit publik, privat, pensionistëve dhe studentëve.

- Advertisement -

Në shumë postime në Facebook, qytetarët kanë shfaqur kreativitetin e tyre, duke e kundërshtuar në një mënyrë shtesat e 100 eurove.

Dikush derisa ka bërë llogaritjet, ka thënë se me 100 euro mund të blejë 12.5 kilogramë speca.

Një tjetër ka folur edhe për ‘hurmet’, që në kohë Ramazani janë shumë të konsumuara. “E ka honger 1 hurme, i ndajti nga 100 euro, po me i pas honger 7 hurme, nga 700 euro i kish nda”, është shkruar në këtë postim.

- Advertisement -

Studenti duke lexuar librin, është një tjetër kreativitet i qytetarëve, që kinse po mëson vetëm për të përfituar 100 euro.

Këto janë vetëm disa nga idetë e qytetarëve se si do t’i shpenzojnë monedhat nga pako e ndihmës financiare qeveritare.

- Advertisement -

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit