3.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Vendimi i parë i Kryesisë së re të LDK-së, shkak për përpIasjen e bashkëpartiakëve

Rekomandime

LDK-ja e zgjodhi dje Kryesinë e re të partisë. Emrat e propozuar nga kryetari i ri, Lumir Abdixhiku, u miratuan nga anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm të partisë, që u formua para një jave, në të njëjtën ditë kur Abdixhiku e mori detyrën e re. Vendimi i parë i Kryesisë së re dje, shkaktoi një përplasje sot ndërmjet zëvendëskryeministrit në detyrë, Driton Selmanaj dhe krerëve të partisë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pret që gjatë javës së ardhshme të takohet me ish-bashkëpartieken e tij, ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani. Ky ishte plani i tij pas takimit që e pati të premten me të dhe me kandidatin pë kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti për të diskutuar lidhur me formimin e institucioneve të reja.

- Advertisement -

Tema kryesore e diskutimit ishte dhe do të jetë në takimin e radhës ndërmjet tyre çështja e presidentit, post të cilin e synon Osmani. Për ta arritur synimin, asaj i duhet mbështetja e deputetëve të ish-partisë së saj, pasi që dy partitë tjera opozitare, PDK-ja dhe AAK-ja janë deklaruar hapur se nuk do ta bëjnë. Por Abdixhiku është shprehur se nuk duan presidente njëpartiake, dhe se për ta sqaruar këtë, i duhet të takohet veçmas me Osmanin.

Propozimi i Abdixhikut për takimin me Osmanin u miratua dje nga Kryesia e re e LDK-së, jashtë së cilës mbetën disa nga figurat më ‘armiqëqore’ me Vjosa Osmanin, që konsideroheshin edhe fajtorët kryesorë për rezultatin më të dobët ndonjëherë që LDK-ja e mori në zgjedhjet e fundit parlamentare. Jashtë Kryesisë së re mbeti edhe zëvendëskryeministri më detyrë, Driton Selmanaj, të cilit nuk i ka pëlqyer hiç propozimi i kryetarit të ri të partisë.

Selmanaj tha se sjellja e Abdixhikut për t’u takuar veçmas me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani, i bën dëm LDK-së.

- Advertisement -

Ai tha se LDK-ja rrëzohet edhe më shumë me këto veprime, që sipas tij ia humbin dinjitetin edhe atyre që në zgjedhjet e fundit parlamentare votuan për këtë parti.

““Turri dhe vrapi” për ta takuar Vjosen, nuk është asgjë tjetër pos turr për ta rrëzuar edhe më shumë LDK dhe dinjitetin e 110 mijë votuesve QËNDRESTARË të saj. LDK✌️”, shkroi Selmanaj në Facebook.

- Advertisement -

Por sekretari i përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahmeti e relativizoi reagimin e Selmanajt. Ai tha për Express se qëndrimet e zëvendëskryeministrit në detyrë nuk e përfaqësojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së. Ai tha se ka kaluar koha e fshehjes së përgjegjësisë në LDK, ndërsa theksoi se kryetari i ri i partisë, Lumir Abdixhiku e ka mbështetjen e plotë të Kryesisë për t’u takuar me Vjosa Osmanin.

“Në Kryesi dje i është dhënë mbështetje e plotë kryetarit Abdixhiku për vazhdimin e bisedimeve. Qëndrimet personale të kujtdo qofshin nuk e përfaqsojnë qëndrimin zyrtar të LDK-së. Praktikat e fshehjes së përgjegjësise kanë kaluar. Mbi të gjitha, është mirë që leksione të mos jepen por të reflektojnë në mbeshtetje për vizionin e ri e të kryetarit Abdixhiku”, tha Ahmeti, duke shtuar se LDK-ja tash duhet t’i dëgjojë qytetarët.

Paraprakisht, edhe nënkryetari i LDK-së, Anton Quni i regoi Driton Selmanajt, i cili e kritikoi qasjen e kryetarit të ri të LDK-së për t’u takuar me ushtruesen e detyrës së presidentes, Vjosa Osmani.

“Lumiri ishte i fundit nga liderët e partive që takoi, zj Osmani; në konsultim gjithëpërfshirës me strukturat e LDK-së. Nuk kishte as “turr” e as “vrap”! LDK-së po i ri-kthehet dinjiteti me hapa shumë të sigurt. Dream Team” në krye me Lumirin”, shkroi Quni në Facebook.

Por Selmanaj nuk e la pa iu kundërpërgjigjur sërish Ahmetit dhe Qunit, të cilët tha se nuk janë në të vërtetë gjeneratë e re reformatore e partisë, por sipas tij, ata kanë përgjegjësi për humbjen e 50% të elektoratit të LDK-së.

“Qenkan prek pak “gjenerata e re reformatore” e LDK-së. Pajtohem që zërin qytetar duhet dëgjuar me shumë kujdes, dhe që reflektimi të ndodh me domosdoshmëri, por ky reflektim duhet të filloj pikërisht nga ata që për 20 vite mbajtën pozita të rëndësishme në LDK, dhe ata që në degët e tyre në zgjedhjet e fundit humbën mbi 50% të elektoratit të LDK-së.
Është e ligë dhe tejet e ulët që të tillët të na ripaketohen si reformator apo “dream team”!.Kjo kohë ka kaluar!… LDK”, ka shkruar Selmanaj.

Në zgjedhjet e 14 shkurtit, LDK-ja mori vetëm 12,73% të votave, duke fituar 15 mandate në Kuevndin e Kosovës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit