5.7 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Partia e Vuçiqit me gjuhë sikurse të Millosheviqit, i frikësohen komandantit të ri të FSK-së, Jasharit!

Rekomandime

Partia e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, e ka quajtur të papranueshme zgjedhjen e Bashkim Jasharit si komandat i ushtrisë së Kosovës – FSK.

Deputeti i SNS-së, Milovan Drecun, në stilin e kasapit të ballkanit – Millosheviqit, e ka quajtur Jasharin, ‘kriminel’.

- Advertisement -

“Kanë gjetur një person (Bashkim Jasharin) një kriminel i cili do të jetë i gatshëm të bëjë gjithçka që mundet kundër popullit serb dhe të shfrytëzojë maksimalisht kapacitetin e FSK-së për të përfunduar spastrimin etnik të serbëve dhe si i tillë paraqet rrezik për sigurinë dhe mbijetesën të serbëve në Kosovë”, thuhet në reagimin e tij.

Kujtojmë se sot në Ministrinë e Mbrojtjes është bërë pranim-dorëzimi i detyrës së Komandantit të FSK-së nga gjeneral Rrahman Rama dhe gjeneral Bashkim Jashari.

Siç bëhet e ditur në një njoftim për media, pas ceremonisë në Presidencën e Kosovës, sot në Ministrinë e Mbrojtjes, ministri Armend Mehaj, ka pritur në zyrën e tij gjeneral Rrahman Ramën, pas dorëheqjes së tij nga detyra e komandantit të FSK-së, dhe gjeneralmajor, Bashkim Jasharin, në cilësi të komandantit të ri të FSK-së, të sapo emëruar nga Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani-Sadriu.

- Advertisement -

“Me këtë rast, ministri Mehaj falënderoi dhe shprehu mirënjohjen e lartë për kontributin e madh të gjeneral Ramës, të dhënë gjatë UÇK-së, TMK-së dhe FSK-së, në pozitat e tij udhëheqëse. Më pas, ai uroi gjeneral Jasharin për detyrën e re, duke shprehur edhe nderin dhe privilegjin e madh të tij të bashkëpunojë me njërin nga bashkëluftëtarët dhe nipin e komandantëve legjendarë Adem dhe Hamëz Jashari”, thuhet në njoftim.

- Advertisement -

Ndërkohë ministri Rama ka njoftuar se së bashku me atashen amerikan të mbrojtjes në Kosovë, kolonel Stephen Rose, ka pritur në takimin e parë zyrtar, gjeneral Jasharin, në cilësi të Komandantit të FSK-së.

Me këtë rast, ai ka bërë të ditur se Jashari i ka njoftuar me vizionin e tij në procesin e komandim -kontrollit në nivelin operacional dhe së ardhmes së FSK-së.

“Nga ana ime, gjeneral Jasharin e sigurova se do të ketë bashkëpunimin dhe koordinimin e plotë nga niveli im si Ministër dhe Ministrisë së Mbrojtjes në përgjithësi, në funksion të realizimit të vizionit të përbashkët për FSK-në. Nga ana e tij, kolonel Rose e uroi dhe i shprehu mbështetjen dhe gatishmërinë e plotë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë në funksion të zhvillimit dhe avancimit të FSK-së”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit