3.1 C
Pristina
Saturday, November 23, 2024

Pak para seancës, Mimoza Kusari del me një mesazh

Rekomandime

Deputetja e zgjedhur e Kuvendit në listën e Vetëvendosjes, Mimoza Kusari pak orë para seancës konstituive të Kuvendit ka thënë se sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës.

Këto komente, Kusari që është edhe kryetare e Alternativës i ka bërë përmes një shkrimi në Facebook.

- Advertisement -

“Sot fillon të shkruhet një faqe e re e historisë së Kosovës. Ta shkruajmë bukur së bashku për të gjithë ata që do të vijnë pas nesh. Mbarësi dhe fat vendi im! #Kosova❤️”, ka shkruar e njejta.

Kuvendi i Kosovës sot me fillim në orën 10:00, do mbajë seancën konstituive të legjislaturës së tetë.

Në krye të këtij institucioni pritet të emërohet Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje.

- Advertisement -

Sipas agjendës, fillimisht do të formohet komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve, dhënia e betimit të deputetëve, zgjedhja e kryetarit të Kuvendit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit.

Pas seancës së parë të legjislaturës së re, Gazeta Express merr vesh se do të thirret edhe seanca për votimin e Qeverisë Kurti 2.

- Advertisement -

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lista “GUXO” e Vjosa Osmanit kanë marrë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 50,28% të votave, duke u radhitur në vend të parë.

Në vend të dytë ka dalë PDK-ja me gjithsej 17,09%, ndërsa, LDK-ja ka dalë si parti e tretë me 12,73% të votave.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit