10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Ish-kryeministri danez – Trumpit: Kështu duhet të ikësh nga zyra pasi t’i humbësh zgjedhjet

Rekomandime

Ish-kryeministri i Danimarkës, Lars Rasmussen, e ka thumbuar presidentin amerikan, Donald Trump, duke e këshilluar si të largohet nga zyra kur i humb zgjedhjet.

“Vetëm një copë e vogël këshille… Kjo është mënyra e duhur për t’u larguar nga zyra me nder posa i ke humbur zgjedhjet. Faleminderit për bisedat e sinqerta gjatë katër vjetëve të kaluar. T’i mbajmë kontaktet. Gjitha të mirat, Lars Lokke Rasmussen, ish-kryeministër i Danimarkës”, shkroi ky politikan në Twitter.

- Advertisement -

Në fillim të postimit, ai e ka etiketuar llogarinë e presidentit amerikan në Tëitter për t’u siguruar që ai do ta marrë këshillën, ndërsa postimit ia ka bashkëngjitur një fotografi ku shihet me një çantë në krah duke u larguar nga ndërtesa e qeverisë.

Kjo këshillë e ish-kryeminsitrit danez vjen në kohën kur republikani Trump ka dhënë shenja se nuk do ta pranojë aq lehtë humbjen e mundshme në zgjedhjet presidenciale pasi ka paralajmëruar ankesa në gjykata dhe ka hedhur dyshime për procesin e numërimit të votave.

- Advertisement -

Në anën tjetër, rivali i tij, i cili është më afër fitores pasi ka epërsi në disa shtete vendimtare, Joe Biden, është treguar më i matur në deklarata, duke bërë thirrje për qetësi dhe durim, por njëkohësisht ka shprehur besimin e tij se do t’i fitojë zgjedhjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit