Fillon seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të

    0
    146
    Kuvendi i Kosovës

    Ka nisur seanca konstituive e legjislaturës së VIII-të e dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit.

    Seanca po drejtohet nga deputeti më i vjetër Avni Dehari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe deputetja më e re Adelina Grainca e PDK-së.

    Të pranishëm në sallë ndodhen 120 deputetët e rinj të cilët do të betohen pas pak.

    Këtë seancë po e përcjellin nga afër edhe ambasadorët e shteteve të huaja dhe mysafir tjerë të institucioneve të ndryshme.