17.7 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Paralajmëron protesta Vetëvendosje: Do të rrëzojmë çdo lloj qeverie nëse nuk votohet Kurti

Rekomandime

Boiken Abazi, anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Vetëvendosjes, ka paralajmëruar protesta të reja në Kosovë nëse nuk votohet qeveria Kurti, shkruan Gazeta Metro.

- Advertisement -

Abazi po thotë se Kuvendi i Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitin 2020 të jetë vit i ndryshimeve nga qeveria Kurti për Kosovën.

Ai po thotë se deputetët e Parlamentit e kanë në dorë nëse do të votojnë për ndryshim apo për protesta dhe rrëzim qeverish të çdo lloj pushteti të vjetër.

“Kuvendi i Rëpublikës së Kosovës e ka në dorë të marrë vendim ditën e hënë nëse vitii 2020 do jetë viti i qeverisë së ndryshimeve të qeverisë Kurti 1, apo viti ku do i shtyjë qytetarët të organizojnë protesta masive që do rrëzojnë çdo lloj qeverie të pushtetit të vjetër”, ka shkruar Abazi.

- Advertisement -

Ndryshe, kanë mbetur edhe dy ditë prej afatit të fundit kur Albin Kurti do të shkojë në Parlament për të kërkuar votën e deputetëve për të ndërtuar Qeverinë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit