Musliu ia kujton Kurtit deklaratën për djalin e Thaçit dhe vajzën e Vuçiqit: Lista është e gjatë

0
168
Albin Kurti, Ganimete Musliu

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ganimete Musliu e ka mbrojtur sërish reagimin e saj të djeshëm ndaj kryeministrit Albin Kurti, ku tha se ai “ka dëshirë ta quajë veten kryeministër shqiptar, por fëmijët nuk i flasin shqip”.

Musliu ka kujtuar rastin kur Albin Kurti kishte deklaruar se “ka mbetur vetëm edhe djali i Thaçit të martohet me vajzen e Vuçiqit” si dhe rastin kur aktivistët e LVV-së kishin tentuar t’i shkonin në shtëpi Kadri Veselit.

Postimi i plotë:

Kur jemi te femijet dhe familja:

Kurti: Ka mbetur veç edhe djali i Thaçit te martohet me vajzen e Vuçiqit
Digjet vetura private e bashkeshortes se Ministrit Memli Krasniqit.
U sulmua me koktej mollotovi edhe shtepia e Isa Mustafes
Aktivistet e VV perleshen me policine, tentojne ti shkojne ne shtepi Kadri Veselit.