2.9 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

E dërgoi për ta pastruar veturën, ia vjedhin revoIen ferizajasit dhe të njëjtën ia shesin

Rekomandime

Një vjedhje ka ndodhur në Ferizaj, njofton Policia e Kosovës.

- Advertisement -

Sipas policisë një person ka raportuar se teksa kishte dërguar veturën për ta pastruar, dikush i kishte vjedhur një revoIe.

“Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se nga vetura iu është vjedhur revoIja me karikator, dhe 13-fishekë cal-9mm, të cilën e kishte lënë për ta pastruar dhe parkuar në parking, ndërsa çelësat e veturës u kishte lënë punëtorëve të parkingut. Hetuesit policor pas angazhimeve aktive kanë identifikuar dhe shoqëruar në stacion policor një të dyshuar mashkull kosovar i cili ka pranuar se në veturën e ankuesit e ka marrë revoIen dhe e ka shitur tek i dyshuari tjetër mashkull kosovar, i mitur në shumë prej 400 €”.

Pas intervisitimit të të miturit nga policia, i njëjti ka deklaruar se e ka shitur revoIen te një shtetas shqiptar në Maqedoninë e Veriut.

- Advertisement -

“Është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili ka pranuar se e ka blerë revoIen nga i mituri në shumë prej 500 € dhe për të njëjtën shumë e ka shitur tek i dyshuari mashkull shqiptar shtetas i Maqedonisë Veriore i cili është arrestuar dhe ka treguar se revoIen e ka fshehur në një vend në afërsi të kufirit. RevoIja është gjetur dhe në koordinim me prokurorin e shtetit është kthyer tek pronari. Rasti dërgohet në procedurë të rregullt”, njofton policia.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit