12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Von Cramon e quan Vuçiqin kukull pro-Putinit: Popullsia serbe është nacionaliste

Rekomandime

Eurodeputetja e Parlamentit Evropian, Viola von Cramon, ka deklaruar se presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet të sigurohet që shumica është në mbështetje të Ukrainës.

Von Cramon ka shtuar se agresioni ushtarak rus ndaj Ukrainës ka tronditur tërë kontinentin evropian.

- Advertisement -

“Sigurisht që agresioni i tmerrshëm rus ndaj Ukrainës po trondit gjithë kontinentin evropian, vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të prekura nga rritja e çmimeve të energjisë, nga rrënimi i ekonomisë, nga kërcënimet e sigurisë”, tha von Cramon, në një intervistë për The Geopost.

Raportuesja për Kosovën në këtë institucion thekson se pavarësisht krijimit të qeverisë së re në Beograd, Aleksandar Vuçiq është ai që i merr të gjitha vendimet dhe se e sundon tërë vendin.

Ajo pohon se ish-ministri serb i Punëve të Brendshme, Aleksandar Vulin qartazi është kukull pro-Putinit.

- Advertisement -

“Do të shohim, në fund është Aleksandar Vuçiq ai që i merr vendimet, ai po e sundon vendin. Aleksandar Vulin ishte qartazi kukull pro-Putinit, ai vazhdimisht më sulmonte, por a mund t’i marrësh seriozisht?”, pohon ajo.

“Nuk mundem, sepse në fund ende përshtypja ime është se edhe Serbia do të donte të bëhej anëtare, por ata kanë një përqindje mjaft të madhe të popullsisë së tyre, që janë nacionaliste dhe mbështesin Rusinë”, përfundon von Cramon.

- Advertisement -

Intervista e plotë:

Kanë kaluar tetë muaj nga agresioni rus në Ukrainë, si po ndikon në Evropë dhe veçanërisht në Ballkan?

Von Cramon: Sigurisht që agresioni i tmerrshëm rus ndaj Ukrainës po trondit gjithë kontinentin, vendet e Ballkanit Perëndimor janë gjithashtu të prekur nga rritja e çmimeve të energjisë, nga rrënimi i ekonomisë, nga kërcënimet e sigurisë. Kosova është një shoqëri e traumatizuar, e kuptoj pse njerëzit këtu janë shumë më të prekur, shumë më nervozë kur shohin fotografitë e grave që ikin, fëmijët janë të prekur, njerëzit i bashkohen ushtrisë, mbrojtja territoriale, që ka të bëjë shumë me rajonin dhe me një vend siç është Kosova, kështu që unë shoh se po ndodh shumë në aspektin e ndikimit financiar, në aspektin e efekteve shoqërore dhe ne duhet të qëndrojmë në solidaritet. Ne kemi nevojë nga secili shtet këtu për një angazhim të qartë se ku do të qëndrojnë, përfshirë Serbinë.

Dhe kjo është arsyeja pse është kaq e rëndësishme për këtë rezolutë të OKB-së, për rezolutat e tjera, që të gjitha vendet që dëshirojnë të bëhen anëtarë të Bashkimit Evropian, të cilët përpiqen për këtë, të kenë një angazhim të qartë sipas sanksioneve, sipas kërkesave të tjera të BE-së, por edhe mbi politikën e qartë të përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Si e shikon BE-ja qeverinë e re serbe, besoni se është më shumë pro-perëndimore apo pro-lindore?

Von Cramon: Epo, do të shohim, në fund është Vuçiq ai që i merr vendimet, ai po e sundon vendin. Vulin ishte qartazi kukull pro Putinit, ai vazhdimisht më sulmonte, por a mund t’i marrësh seriozisht? Nuk mundem, sepse në fund ende përshtypja ime është se edhe Serbia do të donte të bëhej anëtare, por ata kanë një përqindje mjaft të madhe të popullsisë së tyre, që janë nacionaliste dhe mbështesin Rusinë.

A është kjo shumica, nuk mendoj kështu, por Vuçiq duhet të sigurohet që shumica të kuptojë pse ne duhet të jemi në mbështetje të Ukrainës, pse duhet të dorëzojmë armë, pse duhet të qëndrojmë së bashku dhe pse ai duhet të përputhet gjithashtu me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë.

Një mesazh për banorët e Ballkanit për këtë dimër?

Von Cramon: Për këtë dimër mendoj se të gjithë po vuajmë, të gjithë do të vuajmë, çmimet e energjisë janë të larta, por mos u dorëzoni, për mua kjo është e rëndësishme dhe jam shumë krenare që Ballkani Perëndimor mori rrugën, ata duan të bëhen një anëtar dhe ne si miq të Ballkanit Perëndimor do t’ju mbështesim në këtë përpjekje.

 

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit