7.4 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

Halloween-i i ‘trent’ në Arabinë Saudite

Rekomandime

Halloween festohet në shumë vende çdo vit në fund të tetorit. Por kjo ngjarje dikur e ndaluar tani po festohet edhe në Arabinë Saudite që nga viti 2019.

Mediat në botë e shohin këtë sjellje të Arabisë Saudite si një shenjë të ndryshimeve sociale të sjella nga Princi i Kurorës Mohammed bin Salman.

- Advertisement -

Mediat saudite i kushtojnë vëmendje të plotë Halloween-it. Kështu, Arab News ia kushtoi edhe faqen e parë kësaj ngjarjeje. Është interesante se si e përshkruajnë sauditët Halloween-in, të cilët siç shkruan Arab News kanë shijuar kostume të ndryshme atë natë.

“Ndërsa Halloween është shmangur prej kohësh në të gjithë Gjirin, pjesëmarrësit e ngjarjes e kanë përshkruar ngjarjen si një formë argëtimi të padëmshëm. Një vizitor, Khaled Alharbi, tha: ‘Veprimet bazohen në qëllime. Unë jam këtu vetëm për t’u argëtuar’”, shkruan Arab News.

- Advertisement -

Një nga pjesëmarrësit, Abdulrahman, ekspozoi një kostum të krijesës mitologjike të Amerikës së Veriut Wendigo. Legjenda thotë se krijesa folklorike është një shpirt keqdashës që përndjek qeniet njerëzore, nxit ndjenjat e lakmisë dhe urisë dhe i kanibalizon njerëzit duke u ushqyer me mishin e tyre. Kjo është hera e parë që Abdulrahman feston Halloween-in në vend.

- Advertisement -

“Është një festë e madhe, sinqerisht, dhe ka një frymë gëzimi… Sa për haram apo hallall, nuk e di për këtë. E festojmë vetëm për argëtim dhe asgjë tjetër. Ne nuk besojmë në asgjë”, tha ai për Arab News.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit