12.3 C
Pristina
Friday, April 26, 2024

Shtëpia e Bardhë: Rusia gjendet në një pozicion suImi

Rekomandime

Sekretarja e shtypit në Shtëpinë e Bardhë, Jen Psaki, ka folur rreth zhvillimeve në krizën Ukrainë-Rusi.

Psaki ka deklaruar se trupat ruse mund të suImojnë Ukrainën në çdo kohë, shkruan BBC.

- Advertisement -

“Unë nuk do t’i jap një afat kohor shtesë. Ne kemi thënë se mund të ndodhë në çdo kohë dhe ata janë në një pozicion suImi për disa kohë tani”, tha ajo.

Poashtu, Ministri i Jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba, ka thënë se kanë ardhur raporte shqetësuese nga Krimea ku i gjithë turni i fabrikës kimike Titan në qytetin Armyansk është evakuuar. Kuleba ka thënë se ky mund të jetë “preteksti” që Putin po kërkon si provokim të mundshëm.

Ndërkohë edhe gazetari Christo Grozev thotë se një eksplodim në këtë ndërrmarje të kimikateve është iminent dhe mund të ndodhë në cdo minutë.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit