21.5 C
Pristina
Sunday, May 5, 2024

Lladrovci ia bën me dije Kurtit: Drenica nuk duron provokime, mos harroni trima jemi vetë

Rekomandime

Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka kritikuar kreun e LVV-së pas vizitës së tij të djeshme në Skenderaj, ku edhe ka qenë i shoqëruar nga Njësitin Special.

- Advertisement -

“Me keqardhje, mësova se z. Kurti ka zbarkuar në Skenderaj i shoqëruar me forca të Njësitin Special të Policisë së Kosovës. Sa i takon mikpritjes, Drenica është e mirënjohur dhe jo ai, po kushdo qoftë, ka qenë dhe është i mirëseardhur. Por, kurrë, as ka duruar as duron provokime, aq më pak, nga prania e njësitit të policisë sonë, Policisë së Kosovës, madje edhe me armë të gjata”, ka shkruar Lladrovci.

“Drenica ka qenë demokratike edhe kur ky term nuk ishte i njohur për tërë popullin tonë, sepse, nuk duronte as krajl as mbret. Uroj të mos përsëriten skenat e tilla. Partitë politike dhe vizionet janë të mirëseardhura këtu, por, mos harroni, në Drenicë, trima jemi vetë”, ka shtuar ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit