Kombëtarja e Kosovës e nisi mbarë vitin 2021, duke fituar me rezultat të thellë 4 me 0 ndaj Lituanisë, në miqësoren e zhvilluar në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë.
Ekipi i Bernard Challandesit bën një paraqitje fantastike ndaj një kundërshtari jo të lehtë siç ishte Lituania.
Mediat lituaneze shkruajnë sot se ekipi i tyre u “shpartaIIua” nga “Dardanët”.
“Ekipi Kombëtar i Lituanisë psoi një humbje në një ndeshje miqësore kundër Kosovës”, shkruhet në gazetën online “Sportas.it”.
Në një medium tjetër, shkruhet se Kosova mori hak pasi gjatë vitit 2016, Lituania votoi kundër pranimit të “Dardanëve” në UEFA.
“Futbollistët e Kosovës moren hak ndaj Lituanisë, e cila nuk dëshironte të bashkohej me UEFA-në”, shkruhet në portalin Delfi.it.