11.3 C
Pristina
Wednesday, May 1, 2024

Shënohen dy viktima të reja nga coronavirusi në Kosovë, janë nga këto qytete

Rekomandime

Sot me datë 06.04.2020 në Klinikën Infektive të QKUK-së dy pacientë me COVID 19 kanë përfunduar me vdekje, bëhet e ditur përmes një njoftimi nga Ministria e Shëndetësisë.

- Advertisement -

“Në ora 03:00 ka përfunduar me vdekje pacienti i gjinise mashkull S. N, 1961, Prishtinë, i cili është pranuar në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 04. 04. 2020 transfer nga Qendra Emergjente e QKUK-së dhe ka qenë me sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus tip 2. Sy hepatorenale). Pacienti është pranuar në Klinikën Infektive në gjendje të rendë pa vetëdije”, thuhet në komunikatë.

Kurse në ora 07:10 ka përfunduar me vdekje pacientja e gjinisë femer, N. R, 1950, Korishë, Prizren, e cila është pranuar po ashtu në Mjekimin Intenziv të Klinikës Infektive me datën 02. 04.2020 dhe ka pasur sëmundje shoqëruese (Diabetes Mellitus, Nephropathia diabetica, Hypertensio arterialis dhe Cardimyopathia chronica).

Me këta dy të vdekur numri i viktimave nga Covid-19 në Kosovë shkon në 33.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit