10.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Merkel i shkruan kryeministrit Hoti, ia tregon detyrat e shtëpisë

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marrë sot një telegram urimi nga kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel. Merkel me këtë rast ka përgëzuar Hotin për zgjedhjen e tij në krye të qeverisë re të vendit. Ajo ka thënë se Qeveria federale mbetet e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj. “Ju dhe Qeveria juaj keni sfida të mëdha përpara, veçanërisht përballja me pandeminë COVID-19, reformat kushtetuese dhe dialogu me Serbinë për normalizim, i ndërmjetësuar nga BE. Qeveria federale mbetet e gatshme ta ndihmojë Kosovën në rrugën e saj dhe të punojë për t’i kuptuar vendet e Ballkanit Perëndimor. Mezi pres të punoj me ju. Ju uroj sukses dhe mbarësi në detyrat para jush”, thuhet në urim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit