7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Luajti në Hollywood dhe në shumë filma e seriale turke, kjo është karriera e aktorit Ahmeti

Rekomandime

Mbrëmë ka ndërruar jetë në moshën 46 vjeçare pas infektimit me Covid-19, aktori i mirënjohur Luran Ahmeti, raporton Gazeta Express. Aktori nga Shkupi, përveç në trojet shqiptare, ishte i njohur edhe ndërkombëtarisht. Suksese pati në kinematografinë turke, duke luajtur edhe te seriali “Sulltani i Madhërishëm”.

- Advertisement -

Luran Ahmeti luajti në shumë seriale të ndryshme dhe të njohura, ai luajti rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit, Husrev Pashës në serialin e “Sulejmani i Madhërishëm”.

Ai la prapa vetës një bagazh të gjerë të profesionalizmit artistik në botën e filmit, i cili ka luajtur në shumë filma e seriale turke si, “Elveda Rumeli”, “Limonata”, “Aci Kiraz”, “Kurtlar Vadisi”, “Güzel Günler Görecegiz”, “Hayde Bre”.

Po ashtu, ndër sukseset më të mëdha të aktorit ka qenë edhe roli i tij në filmin e famshëm amerikan, ‘Taken’.

- Advertisement -

Gjithashtu ka qenë pjesë e serialit “O sa mirë”, në rolin e profesorit të Historisë.

Shumë personazhe të njohura dhe bashkëpunëtorë të tij, e kujtuan atë përmes fotografive të ndryshme dhe disa vargjeve. Për vdekjen e tij shkruan edhe mediat turke. /Express/

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit