11.7 C
Pristina
Wednesday, November 20, 2024

Ridvan Berisha suspendohet nga RTK, i drejtohet Kurtit: Në ditën e parë të punës në Qeveri e kamufluat suspendimin me shkelje rregullash

Rekomandime

Gazetari i RTK-së Ridvan Berisha tregon se është suspenduar nga puna, e për këtë thotë se Albin Kurtit i mbaruan punë oportunët dhe konformisët.

- Advertisement -

Berisha ka përmendur edhe disa kolegë të tij në RTK që thotë se kanë ndikuar në suspendim.Ai i quan oportunistë Festim Kabashin, Xhymret Veliun dhe Ngadhnjim Kastratin.

Berisha shton se u suspendua në ditëne parë të punës në Qeveri duke e kamufuluar me shkelje rregullash.

“Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne”, shkruan ai ndër të tjera në Facebook.

- Advertisement -

Postimi i tij i plotë:

Albin Kurti, nje pune sapo te mbaruan oportunet e konformistet, drejtues ne RTK, Festim Kabashi me Xhymret Veliun, nen mbeshtetjen e Ngadhnjim Kastratit. Me suspeduan ne diten e pare qe ju e moret ta udheheqni Qeverine duke e kamufluar suspendimin me shkelje rregullash. Tifozet tuaj, ju, ekipi juaj Kurti i gezoheni pa mase ketij suspendimi, siç keni bere fushate te tmerrshme linçuese vite me pare kunder meje.Uroj qe keta kalkulante te jene ne tavolinen tuaj per shperblim, nje pune ta mbaruan nen kalkulimin e qarte se e meritojne t’i mbajne pozitat. Ne ekran s’do te jem per sa kohe qe komisini disiplinor ta trajtoje çeshtjen e persekutimit, ju e znj Osmani e tifozet toksike tuaj natyrisht qe festojne. Por por Kabashet e Veliajt e Kastratet e disa servile, anetare bordi te RTK duhet ta dijne se sulmet, siç ishte ai i z Thaçi vite me pare duke ma heqe emisionin, edhe kjo drame teatrale kunder meje nen pritjet per kalkulim me ju, e kane nje epilog, do t ‘me japin vetem force e imunitet.Turp ju qofte more te padinjitetshem!

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit