15.5 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Serbia në panik për shkak të ushtrimeve ushtarake NATO-FSK: Provokim i drejtërdrejt ndaj Serbisë

Rekomandime

“Prishtina, e inkurajuar nga mbështetja e mbrojtësve të fuqishëm të pavarësisë së Kosovës, padyshim që po përpiqet të vendosë një tjetër shufër në rrotat e dialogut me Beogradin dhe të destabilizojë situatën tashmë të brishtë në “krahinë”, duke u përpjekur të formojë, trajnojë dhe forcojë “të ashtuquajturën” Ushtri të Kosovës”, shkruan me plot mllef gazeta proqeveritare serbe “Novosti”.

- Advertisement -

Ditëve të kaluara, kishte disa lajme “shqetësuese” që vinin nga Kosova. Së pari, Forcave të Sigurisë së Kosovës iu nda një tokë për ndërtimin e bazës ushtarake, në një nga kodrat më të larta në rajonin verior të Kosovës, nga e cila mund të shihni të katër komuna me shumicë serbe dhe dhjetëra fshatra në veri të Kosovës.

Vendimi u mor nga Asambleja Komunale e Mitrovicës së Jugut, e cila i jep FSK-së 191 hektarë në majën malore të Cërnusha, 1.010 metra të lartë, dhe me qëllim që aty të “mbin” një kamp i madh ushtarak, i cili do të strehojë njësi të tëra të Ushtrisë amerikane dhe të vendeve tjera të NATO-s, pretendohet në artikull.

Në të njëjtën kohë, ushtrime të mëdha ushtarake të SHBA dhe aleatëve të NATO-s të quajtur “Mbrojtësi i Evropës 21” po mbahen në territorin e Kosovës. Kryetari i komitetit parlamentar serb për Kosovë, Millovan Drecun, pretendon se “këto manovra janë jashtëzakonisht të rrezikshme dhe se ato shkelin rëndë Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të KB”, duke vazhduar se”bëhet fjalë për një ushtrim të udhëhequr nga Shtetet e Bashkuara ndërsa kontrollohet aftësia për bartje të shpejt të forcave Amerikane në Evropë me një fokus në tri rajone – Balltiku, Deti i Zi dhe Ballkani”.

- Advertisement -

“Ky ushtrim legalizon Forcat e Sigurisë së Kosovës, sepse një nga çetat e tyre merr pjesë në stërvitje, si një formacion klasik ushtarak. Sipas skenarit të stërvitjes, është e qartë se armiku i supozuar është Rusia. Ai përbëhet nga katër ushtrime, dhe ne jemi veçanërisht të shqetësuar për “Përgjigjen momentale 21” për disa arsye – është plotësisht në kundërshtim me Rezolutën 1244, sipas së cilës vetëm KFOR-i mund të qëndrojë në Kosovë ose të kryejë ushtrime, ushtrimet shumëkombëshe nuk lejohen. Këtë herë, territori i “krahinës sonë jugore” po përdoret për diçka që përmes Kosovës po na fut në një konfrontim të fortë gjeopolitik me Rusinë”, vazhdon Drecun me hipokrizi të thjeshtë, dhe shton se “tri vende do të përdoren për ushtrime – baza Bondsteel, si mbështetje logjistike, dhe dy lokacione në Gjakovë”./

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit