Pavarësisht shumë polemikave flamuri i shtetit të Kosovës tashmë është vendosur në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla.
Kombëtarja e Kosovës është mysafiret e Spanjës për ciklin kualifikues për Kupën e Botës ‘Katar 2022’.
Ballafaqimi mes spanjollëve dhe kosovarëve ka shkaktuara polemika të shumta.
Ministria e Punëve të Jashtme e Spanjës i kishte kërkuar federatës spanjolle që ndeshjen ndaj Kosovës ta zhvilloj pa flamur dhe himnin e ‘Dardanëve’, por FIFA dhe FFK-ja nuk e lejoi një gjë të tillë.
Më poshtë keni fotografin e siguruar nga Indeksonline, ku shihet flamuri i Kosovës i vendosur pran atij spanjoll në në stadiumin ‘La Cartuja’ në Sevilla.