Rusia i reagon ShBA-së: Iuftanijet mbajini larg KRlMESË – për të mirën tuaj

0
314
Sergei Ryabkov

Rusia të martën i paralajmëroi Shtetet e Bashkuara që të sigurohen që Iuftanijet amerikane të qëndrojnë goxha larg KRlMESË “për të mirën e tyre”, duke e cilësuar dërgimin e tyre në Detin e Zi si provokim për t’i testuar nervat e Rusisë.

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme i Rusisë, Sergei Ryabkov, u citua të ketë thënë nga agjencitë ruse të lajmeve të martën që Iuftanijet e ShBA-së në Detin e Zi duhet ta mbajnë distancën, duke shtuar se rreziku për incidente të paspecifikuara është shumë i lartë, shkruan Reuters.

Nuk ka absolutisht asgjë që anijet amerikane të bëjnë afër brigjeve tona, ky është një veprim i pastër provokues, provokues në kuptimin e drejtpërdrejt të fjalës. Ata po e testojnë fuqinë tonë, po luajnë me nervat tona. Nuk do të kenë sukses”, citohet të ketë deklaruar Ryabkov.

“I paralajmërojmë Shtetet e Bashkuara se do të jetë më mirë për to që të qëndrojnë larg KRlMESË dhe bregut tonë në Detin e Zi. Do të jetë për të mirën e tyre”, shtoi ai.

Rusia e aneksoi KRlMENË nga Ukraina në vitin 2014, ndërsa dy Iuftanije amerikane pritet të arrijnë në Detin e Zi këtë javë, në kohën e eskalimit të tensioneve në Iuftimet që po zhvillohen në lindje të Ukrainës, ku forcat qeveritare po përballen me separatistët e përkrahur nga Moska.

Dërgimi i Iuftanijeve amerikane në Detin e Zi vjen në kohën kur Perëndimi e ka ngritur aIarmin për atë që thotë se është një grumbullim i madh dhe i pashpjegueshëm i forcave ruse afër kufirit lindor të Ukrainës dhe në KRlME. Rusia ka thënë se i lëviz forcat e veta ashtu si e sheh të arsyeshme dhe për qëllime të mbrojtjes.

Pentagoi ka refuzuar ta komentojë dërgimin e Iuftanijeve në Detin e Zi, duke thënë që ushtria amerikane e bën një gjë të tillë në mënyrë rutinore në atë rajon.