Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola Von Cramon, ka reaguar pasi LDK-ja ka vendosur që të marrë pjesë në votimin për presidentin.
Von Cramon, në Twitter, i ka replikuar ambasadorit gjerman lidhur me këtë çështje, duke shkruar se secili në Kuvend duhet të vendosë interesin e shtetit para atij të partisë.
“Kjo është gjithashtu shpresa ime.
Ju lutem sigurohuni që secili në Kuvendin e Kosovës të vendosë interesin e shtetit përpara dhe jo të vetvetes apo të partisë”, ka shkruar Von Cramon.
That‘s also my hope. Please make sure that everyone in the National Assembly of Kosovo puts the country’s interest first and not the own or the party‘s one. https://t.co/YnevCD83T5
— Viola von Cramon (@ViolavonCramon) March 31, 2021