15.7 C
Pristina
Tuesday, May 7, 2024

Ministri Çeku ia bënë me dije FFK-së: Nuk lejojmë shkelje të ligjit e statutit

Rekomandime

Më në fund, edhe vet ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Hajrulla Çeku, ka reaguar rreth situatës së krijuar në futbollin kosovar, e cila lë shumë për të dëshiruar.

Ministri i Sportit i ka bërë thirrje Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) ta respektojë statutin e saj dhe Ligjin e Sportit të Republikës së Kosovës në procesin zgjedhor për kryetar të saj.

- Advertisement -

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së në krye me Agim Ademin e ka thirrur për 6 prill kuvendin zgjedhor për kryetar, ndonëse kryetarit aktual mandati i skadon në korrik, duke ngjallur dyshime për shkelje ligjore e statutore dhe kurdisje të kuvendit, siç është thënë nga “opozita” e Agim Ademit, i cili insiston për mbajtjen e Kuvendit më 6 prill, madje me shumë gjasë pa kundërkandidat.

“Nëse dikush mendon që MKRS-ja do të bëj kompromise në raport me standardet e qeverisjes së mirë në raport me detyrimet statutare të federatave dhe organizatave tjera sportive e kanë gabim. Prandaj nga këtu ju bëj të qartë të gjithëve që MKRS e merr shumë seriozisht qeverisjen e mirë brenda federatave sportive dhe ne nuk do të tolerojmë asnjë shkelje dhe asnjë tejkalim të normave statutare, të rregulloreve të MKRS-së dhe Ligjit të Sportit në Republikën e Kosovës”, ka thënë Çeku.

Këto komente ministri i bëri gjatë një ceremonie të SHGSK-së

- Advertisement -

Edhe në të kaluarën ka pasur raportime për përleshje fizike brenda FFK-së dhe zakonisht emri i Agim Ademit ka qarkulluar si i protagonistit.

Agim Ademi ka paralajmëruar deponimin e 44 nënshkrimeve në FFK për të kandiduar për një mandat tjetër katërvjeçar, duke dhënë shenja kështu se disa nënshkrime të deponuara nga Gramoz Vokrri për kandidaturën e tij janë diskutabile apo të pavlefshme. Edhe vet Vokrri dje kur i deponoi 16 nënshkrimet për kandidim për kryetar, tha se kuvendi i 6 prillit është i paligjshëm, por këmbëngulësia e Agim Ademit për ta mbajtur atë kuvend, e ka detyruar të kandidojë.

- Advertisement -

Kurse, Remzi Ejupi ka hequr dorë nga kandidimi duke thënë se nuk dëshiron ta legjitimojë një kuvend që në fakt është jolegjitim duke kandiduar. Edhe Eroll Salihu ka thënë se gjykata dhe MKRS do ta shpallin jolegjitim kuvendin e 6 prillit.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit