2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

TV publik i Spanjës do ta bojkotojë himnin dhe do t’i referohet Kosovës si Federata e Futbollit të Kosovës

Rekomandime

Televizioni Publik i Spanjës, TVE, do ta ndërpresë transmetimin në çastin kur himni kombëtar i Kosovës të këndohet në Sevillë para takimit të Grupit B kualifikues për Kupën e Botës mes Spanjës dhe Kosovës.

- Advertisement -

Për më tepër, komentatorët e televizionit shtetëror spanjoll e kanë të ndaluar ta përmendin fjalën Kosovë gjatë komentimit të ndeshjes, sipas mediave spanjolle.

Spanja dhe Kosova do të përballen sonte në orën 20:45, në rrethin e tretë të Grupit B kualifikues për Botërorin e Katarit në stadiumin “La Cartuja” në Sevillë.


Kjo ndeshje do të transmetohet nga TVE si televizion publik por me kufizime të dukshme, siç është mostransmetimi i himnit shtetëror të Kosovës dhe shmangia e fjalës Kosovë kur t’i drejtohen ekipit kombëtar të Kosovës.

- Advertisement -

E gjithë kjo për shkak se qeveria e Spanjës nuk e njeh pavarësinë e shtetit të Kosovës.

Sipas të përditshmes spanjolle, MARCA, komentatorët e TVE do t’i drejtohen ekipit të Kosovës si “Federata e Futbollit e Kosovës”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit