9.3 C
Pristina
Sunday, April 28, 2024

S’mund ti largoni Vjosen e Albinin, kot e keni sepse i do populli

Rekomandime

Nga Viktor Buzhala

- Advertisement -

Presidentja Vjosa Osmani dhe Kryeministri Albin Kurti po suImohen në kor nga shoqëria civile, duke u klasofikuar si mashtrues dhe fitues te vitave me atë strategji. Mosni se e keni tepër gabim. Opizota e di këtë dhe ka marrë mësime, për atë po heshtë. Nuk mund tê mashtrohen mbi 50 për qind e popullit në epokên digjitale.

Ata, i zgjodhi populli thuajse në mënyrë plebishitare, sepse i do. Dhe do ti mbajë në pushtet jo sa doni ju, por sa do vet populli.

E keni akuzuar Albinin pêr diktator që është kundër fjalës së lirë. S’po leni gjë pa thënë pêr të e as që po merret me ju. Tash, keni nisë me u komplemsu pse s’po merret, pse nuk po iu kundërpërgjigjet.

- Advertisement -

Natyrshëm, një qeveri e re e papërvojë nuk mund të krenohet aspak me menaxhimin e pandemisë. Po kush mundet se.

Coronavirusi është i paparashikueshëm. I dhanë prioritet ekonomisë dhe diasporës. Koha po e tregon që nuk patën të drejtë. Por, nuk kishte mashtrime aty. Thjeshtë, Delta e ka gjunjëzuar botën sërish. Izraeli ka vaksinuar krejt popullatën dhe i ka nga 10 mijē raste në ditë. Pra, gati sa ne. Edhe Anglia e Amerika e kanë vaksinuar shumicën e popullatës. Edhe aty covid 19 po bën kërdinë. Fundja, njëjtë i kishim punët edhe gushtin e kaluar, kur s’kishte Delta as vaksinē. Bëheshin 400 teste e dilnin 250 të infektuar. Pra, mbi 60 për qind. Po të bëheshin 15 mijë teste sa bëhen tash, njëjtë raste do të ndodhnin.

- Advertisement -

Sipas matjes në bazē të testeve serologjike, rreth 40 për qind e kosovarëve e kishin kaluar covid 19. Pra, mbi 800 mijë persona. Shifër alarmante kjo.

Por, fajtor për këtë jemi të gjithë. As Albini, as Vjosa smund të fajësohen. Kētē e tregon edhe mbështjetja në popull që kanë dhe vazhdon të mbetet në zenit. Prandaj, leni në pushtet. Madje, mos thirri as në nëntor në rezultatet e zgjedhjeve lokale, sepse këta janë liderë nacional. Mund ta dërgojnë vendin në zgjedhje nacionale e vetëm ta rrisin përqindjen.

Leni akuzat e mateni qeverisjen. Por, as qeverisja smund të matet në pandemi, pa kalu të pakten 2 vjet.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit