7.8 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

“Është në të keqën e Serbisë”, ish-kryediplomati: Plani franko-gjerman shkatërron Marrëveshjen e Brukselit

Rekomandime

Konfirmimin e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, se tanimë plani franko-gjerman është pjesë përbërëse e dialogut Kosovë-Serbi, ish-kryediplomati serb, Zoran Milivojeviç e sheh kryesisht në të keqen e Serbisë.

“Ky dokument e shkatërron Marrëveshjen e Brukselit”, i tha ai televizionit publik serb, ngase, siç vazhdoi të vlerësojë ai, “mesazhi i fundit ishte që ajo do të jetë bazamenti i negociatave”.

- Advertisement -

Në kontekstin e agresionit rus në Ukrainë, Millovojeviç shumicën e vendeve perëndimore e sheh të angazhuar në zgjidhjen e çështjes me Kosovën “në mënyra që u shkon për shtati interesave të tyre”.

“Kjo do të thotë që [plani franko-gjerman] jo vetëm që do të jetë platformë e negociatave, por gjithashtu edhe obligim i negociatave të ardhshme dhe i cili s’do të mund të braktiset. Në njërën anë, do të thotë që Marrëveshja e Brukselit dhe obligimet e BE-së po vendosen mënjanë dhe po provohen të anashkalohen”, tha ai duke iu referuar konfirmimit të von der Leyen, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Gjënë më të pafavorshme për Serbinë ai e konkretizoi në kërkesën për njohjen e pavarësisë së Kosovës në fund të negociatave.

- Advertisement -

Dialogu i Fascilituar nga BE për normalizim të plotë të marrëdhënieve Prishtinë-Beograd nuk i kërkon Serbisë njohje eksplicite por vetëm marrëveshje gjithpërfshirëse, ndonëse ishte vetë kancelari federal gjerman, Olaf Scholz, i cili në vizitë në Beograd kishte thënë se “epilogu i logjikshëm natyrisht se është njohja e ndërsjellë”.

Plani franko-gjerman, ndonëse përmbajtja e saj ende nuk është hapur për publikun e gjerë, me aq sa e ka artikuluar presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, në një numrë rastesh, ka thënë se kërkon nga Serbia që të mos e pengojë anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përkatësisht as në Kombe të Bashkuara në këmbim të anëtarësimit të përshpejtuar të Serbisë në Bashkimin Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit