10.1 C
Pristina
Saturday, April 27, 2024

Lajcak në takim me Dacic: BE janë për mbajtjen e zgjedhjeve serbe në Kosovë

Rekomandime

Zëvendës asistenti i sekretarit të shtetit Amerikan Gabriel Escobar dhe Përfaqësuesi Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak, takuan sot zyrtarët e lartë serbë, Ivica Dacic, dhe Nikola Selakovic.

Emisarët perëndimor Escobar dhe Lajcak pas takimit të mbrëmshëm me presidentin serb Vucic sot janë pritur nga kryetari i kuvendit serb Ivica Dacic dhe shefin e diplomacisë së Serbisë, Nikola Selakovic, ku biseduan rreth dialogut Kosovë-Serbi.

- Advertisement -

Dacic ju ka thënë emisarëve amerikanë që zgjedhjet e 3 prillit të Serbisë do t’i organizojnë edhe në Kosovë, dhe i luti që BE dhe SHBA të shfrytëzojnë autoritetin e tyre dhe të bëjnë presion tek autoritet kosovare që kjo të mundësohet, kanë njoftuar nga kabineti i kryekuvendarit serb Dacic.

Siç thuhet në këtë komunikatë të Kuvendit të Serbisë Miroslav Lajcak ka theksuar se qëndrimi i BE’së është që zgjedhjet serb duhet të organizohen edhe në Kosovë dhe se për këtë kanë biseduar edhe gjatë vizitës së tyre në Kosovë.

Diplomati Amerikan Gabriel Escobar gjatë takimit ka konfirmuar rëndësinë e vizitës së përbashkët në Prishtinë dhe Beograd dhe ka theksuar se SHBA dëshiron të dërgojë porosi të qartë se e shohin të ardhmen e gjithë rajonit në BE.

- Advertisement -

“Dialogu me ndërmjetësimin e BE’së është mekanizmi i vetëm që SHBA e mbështetë në zgjidhjen e çështjeve të hapura” ka thënë Escobar, duke theksuar gatishmërinë e SHBA’së për të ofruar mbështetje dhe ndihmë.

Të dy emisarët kanë takuar sot edhe ministrin e punëve të jashtme të Serbisë, Nikola Selakovic, dhe si tek takimi me Dacic edhe këtu njoftohet se kanë deklaruar se gjatë të gjitha takimeve të mbajtura në Prishtinë rreth formimit të Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe e kanë bërë të qartë se presin të formohet dhe se marrëveshjet e arritura gjatë dialogut duhen zbatuar.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit