Shqipëria ka arritur të shënojë fitore në përballje me San Marinon me rezultat 2-0, ndeshje e vlefshme për kualifikueset për Kampionatin Botëror Katar 2022.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ku kuqezinjtë dominuan nga fillimi, por rastet ishin të pakta.
MËSO MË SHUMË
Me të filluar pjesa e dytë Shqipëria rriti presionin drejt portës së vendasve.
Goli erdhi në minutën e 63-të, kur pas një goditje nga këndi më së miri në zonë u gjend Rey Manaj që shënoi me kokë për 1-0.
Shqipëria ka shtuar rastet para portës së San Marinos pas golit, por goli sigurisë erdhi në minutën e 85-të.
Federic Veseli ka asistuar te Myrto Uzuni i cili shënoi për 2-0.
Shqipëria me këtë fitore shkon në vendin e tretë me gjashtë pikë, një më pak se Hungaria dhe tri më pak se Anglia.