5.3 C
Pristina
Thursday, November 28, 2024

Ish-drejtori serb Bijeliq: “Trepça” s’është jona prej 2001-s

Rekomandime

Ish-drejtori i “Trepçës” në veri, Novak Bijeliq, ka deklaruar se Serbia si shtet nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet “Trepça”, pasi nga 14 miniera, 8 flotacione, dy metalurgji dhe mbi 20 fabrika tani punojnë vetëm dy miniera, shkruan sot Gazeta ‘Zëri’.

Pothuajse në çdo rast që u jepet zyrtarët më të lartë të shtetit të Serbisë dërgojnë mesazhe të forta se “Trepça” është vija e kuqe, nga e cila nuk heqin dorë ose sistemi energjetik në Kosovë nga Ujmani (Gazivoda) deri te ‘Trepça” paraqet digën e mbrojtjes se ekzistimit të serbëve në krahinë.

- Advertisement -

Por drejtori i dikurshëm i “Trepçës” nga vitit 1995 deri më 2001-n, Novak Bijeliq, thotë se “Trepça” nga janari i vitit 2001 nuk është në dorë të Serbisë, shkruan më tutje “Zëri”.

“Serbia si shtet nuk ka kurrfarë kompetencash e as interes nga ajo që sot quhet ‘Trepça’. Nga 14 miniera, 8 flotacione, 2 metalurgji dhe mbi 20 fabrika sot punojnë vetëm dy miniera: ‘Crnac’ dhe ‘Belo Berdo’, në të cilat në kohën sa unë kam qenë drejtor kanë punuar 350 njerëz. Të gjitha taksat dhe tatimet paguhen në llogari të Kosovës, ndërsa i vetmi interes është që ata njerëz i marrin pagat. Ndonëse do të duhej diçka të eksportohet, koncentrati, kërkohet leja e institucioneve të Kosovës”, ka sqaruar Bijeliq, përcjell “Kossev”.

Ai ka shtuar se një pjesë e xehes ndodhet në Serbi, duke pasur parasysh se tunelet e minierave fillojnë nga Leposaviqi deri në Brus nën pothuajse gjithë territorin e Kopaonikut.

- Advertisement -

Bijeliq mendon se gjendje më e mirë nuk është as në jug, me të cilën menaxhojnë shqiptarët.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit