5.3 C
Pristina
Monday, March 25, 2024

Nga Lista Osmani flasin për sondazhe: Jemi më lartë se 10 për qind në një hulumtim të ri

Rekomandime

Faton Peci, këshilltari i u.d të presidentit, Vjosa Osmanit thotë se Lista Osmani guxon të garojë e vetme por se edhe bisedimet me VV-në po vazhdojnë.

- Advertisement -

Ai tregon se në një hulumtim të ri kjo Listë i kalon 10% në zgjedhje.

“Vjosa Osmani guxon të garojë e vetme por edhe bisedimet me Vetëvendosjen po vazhdojnë. Vjosa Osmani ka guxu me kundërshtu koalicionin me PDK-në. Ka guxu edhe të kandidohet për kryeministri e për më pak se 1% nuk arriti të fitojë. Pragu zgjedhor nuk është temë për diskutim. Nuk e kemi prolem çështjen e pragut. Në një hulumtim të ri Lista Osmani është më lart se 10%“, deklaroi Peci në Kanal10.

Ndryshe, një sondazh i kryer javën e fundit nga PiPOS rreth asaj se kënd do të votojnë qytetarët e Kosovës në zgjedhjet e jashtëzakonshme që do të mbahen më 14 shkurt ka nxjerrë si fituese Lëvizjen Vetëvendosje me 41.10 për qind, e pasuar nga Partia Demokratike me 20.80 për qind dhe e treta Lidhja Demokratike e Kosovës me 15.70 për qind.

- Advertisement -

Nga sondazhi i publikuar mbrëmë në Klan Kosova del se iniciativa e Vjosa Osmanit nuk do ta kalojë pragun zgjedhor.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit