2 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Berisha: Njohja nga Izraeli arritja më e madhe në vitet e fundit, Turqia na trajtoi si vilajet

Rekomandime

Anton Berisha, ambasador karriere i Kosovës, ka folur rreth çështjeve aktuale në politikën e jashtme përfshirë dialogun ndërmjet Prishtinës e Beogradit, paralajmërimeve për reforma në Ministrinë e Jashtme e vendosjes së Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

Njohjen nga Izraeli, ish-zëvendësministri i MPJ-së, e ka cilësuar si arritjen më të madhe diplomatike të Kosovës në vitet e fundit.

- Advertisement -

Por, Berisha tha se kishte gabime në procedura për shkak të mos koordinimit të institucioneve të vendit.

“Natyrisht, që njohja nga Izraeli ka qenë arritja më e madhe diplomatike e Kosovës në vitet e fundit, mbase në dekadën e fundit dhe debati i hapur ka qenë krejt i panevojshëm. Sa i përket veprimeve zyrtare të qeverisë së Kosovës, ka pasur gabime procedurale të brendshme ashtu siç ka pasur shumë të tilla edhe në të kaluarën për shkak të moskordinimit të institucioneve përkatëse kompetente, Zyra e Presidentit, Kryeministria dhe MPJ”, tha Berisha për Reporteri.net.

Ambasadori i karrierës i ka komentuar edhe reagimet e Bashkimit Evropian e Turqisë rreth vendosjen e Ambasadës së Kosovës në Jerusalem.

- Advertisement -

Sipas Berishës, kundërshtimi i Turqisë i ngjante një trajtimi të Kosovës të formatit të një vilajeti.

“Sa i përket Turqisë, kundërshtimi i saj ishte konkret, që kapërcen normat diplomatike në komunikimin e dy shteteve të pavarura dhe më shumë i përngjante një trajtim të Kosovës të formatit të një Vilajeti”, tha Berisha për Reporteri.net.

- Advertisement -

Ai ka treguar edhe mënyrën se di duhet të trajtohen marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Turqisë.

“Turqisë, si një shtet mik, përmes përfaqësuesit diplomatik në Ankara dhe në kanale të tjera diplomatike duhet sqaruar se ky veprim është në interesin e Kosovës dhe nuk ka asnjë qëllim negativ ndaj Turqisë apo cilitdo vend tjetër. Natyrisht, ne nuk mund të heqim dorë prej një aleati me peshë botërore çfarë është Izraeli për hirë të Palestinës, e cila vazhdon ta konsideroj Kosovën si pjesë të Serbisë, e duke qenë ndër më të zëshmet edhe në përmasa botërore”, tha Berisha, shkruan Reporteri.net.

E sipas ish-zëvendësministrit të MPJ, që tash është pjesë e LDK-së, hapja e ambasadës në Jerusalem nuk do të shkaktoj asnjë lëndim në marrëdhëniet e Kosovës me BE-në.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit