12 C
Pristina
Thursday, March 28, 2024

Deputet i PDK-së- Kurtit: Mos u bo nervoz kryeministër, pritjet nga ti i kam zero

Rekomandime

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi ka akuzuar kryeministrin e vendit, Albin Kurti për shumë çështje.

“Kryeministër mos u bo nervoz, po del me u arsyetu për secilën punë që u ngrit si çështje nga deputetët. Është e vërtete që po flet për probleme të vjetra, por çështja e energjisë ty nuk të dallon asgjë prej Haradinajt ose Hotit. Këtë problem e kemi zgjedh në Kuvend qysh prej vitit 2017. Por tani ne duam të dijmë cila është çasja e qeverisë tënde”, ka thënë Krasniqi.

- Advertisement -

Çka ki me ba ndryshe prej kryeministrave që i ke sha e i ke kritiku në të gjitha format. The që nuk keni pas kohë, por kohë ke gjetë me shku në piknik edhe për shtëpi 400 m2 midis Prishtinës, me u vaksinu i pari. I ke ba disa punë që nuk të takojnë.

Asgjë nuk pres nga ti. Ndoshta presin deputetët e tu, sepse janë të hipnotizuar, por unë nuk pres asgjë.

Edhe shpresoj se do të jem gabim, që të paktën nga zero, të ngriteni në 0.1. Ky vend edhe më herët ka pas doktorë të shkencave, por këtu nuk është fakultet këtu është Kuvend. Këtu keni ardh me punu për njerëz e jo me mbajt ligjërata”, ka shtuar tutje ai.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit