Kryetari i Mitrovicës Agim Bahtiri, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me Ligjin për Zgjedhje, ka ardhur me një mesazh mbështetës për kryeministrin Albin Kurti.
Bahtiri shkruan krahas fotografisë me Kurtin, se nuk do të lejojmë shantazhim e orkestruar nga partitë e vjetra në sinkroni me listën serbe.
“Miku im i çmuar Albin, me ty deri në vdekje” shkruan Bahtiri në Facebook.
Postimi i plotë:Miku im i çmuar Albin, me ty deri në vdekje.
Nuk do të lejojmë shantazhim e orkestruar nga partitë e vjetra në sinkroni me listën serbe.
AB