7.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Kurti fascionon deputetët gjermanë: Rritja ekonomike është 9.9%, më e madhja nga shpallja e pavarësisë

Rekomandime

Share Button Gazeta Blic Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të diel ka zhvilluar një takim me dy deputetë gjermanë, Christian Petry, nga Partia Social Demokrate SPD dhe Boris Mijatović, nga Partia e Gjelbër.Në këtë takim, kreu i qeverisë tha para deputetëve gjermanë se sipas BQK-së, Kosova ka pasur rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë në vitin 2008.“Sipas Bankës Qendrore të Kosovës, rritja ekonomike është 9.9 %, e që përbënë rritjen më të madhe ekonomike që nga shpallja e pavarësisë”, është shprehur Kurti.

- Advertisement -

Përveç rritjes ekonomike, sipas Kurtit, ai gjithashtu tha se buxheti i vitit 2022, është më i madhi ndonjëherë për Kosovën, me rritje prej 12 për qind krahasuar me atë paraprak.“Bazuar në indikatorët ekonomikë, ekonomia vendore po përformon mirë, me rritjen e të hyrave doganore për mbi 1/3, krahasuar me vitin paraprak. Ndërsa eksportet janë rritur me 66%, të hyrat buxhetore janë rritur për 30%, e investimet e huaja për 53%”, është shprehur Kurti, përcjell Klankosova.tv.Në fund të takimit, deputetët gjerman theksuan që te politikbërja gjermane do të ketë vëmendje të shtuar për Kosovën dhe rajonin, si dhe premtuan mbështetjen e tyre për objektivat e përbashkëta.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit