22 C
Pristina
Monday, May 6, 2024

Bizneset e Kosovës nuk duan produkte serbe, edhe nëse hiqet taksa

Rekomandime

Përfaqësuesit e bizneseve prodhuese dhe ato importuese të mallrave në Kosovë, thonë se kryeministri Albin Kurti dhe qeveria e re e Kosovës, duhet të reflektojnë karshi kërkesave të shpeshtuara të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e tarifave doganore ndaj Serbisë dhe Bosnje e Hercegovinës.

- Advertisement -

Sipas tyre, qeveria duhet të marrë një vendim, ndonëse që nga vendosja e taksës doganore nga qeveria e kaluar në nëntor të vitit 2018, ata thonë se tashmë kanë gjetur tregje të reja për vazhdimin e aktiviteteve të tyre biznesore.

I dërguari i Shtëpisë së Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka përsëritur të martën se taksa 100 për qind ndaj importeve nga Serbia duhet të hiqet,

Që nga vendosja e taksës 100 për qind për produktet e importuara nga Serbia dhe Bosnjë Hercegovina, importi nga këto shtete ka rënë për 99 për qind.

- Advertisement -

Para vendosjes së taksës doganore, Serbia ishte eksportuesja më e madhee produkteve në Kosovë. Ky shtet, para 21 nëntorit, të vitit 2018 – kur u vendos taksa 100 për qind – gjatë një dite ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë prej rreth 1.2 milion euro apo rreth 450 milionë euro brenda një viti.

Beogradi menjëherë pezulloi pjesëmarrjen në bisedimet për normalizimin e raporteve me Kosovën, të ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit