9.2 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Çmenduri në Gjilan, profesori “me leje të prindit” ia qeth flokët nxënësit para shokëve të klasës

Rekomandime

Një nxënës u ndëshkua në mënyrë unike në një shkollë të Kosovë.Atij mësuesi ia preu flokët në klasë.Rasti që ndodhi këto ditë në Livoq të Poshtëm të Gjilanit, po del të jetë i miratuar nga familjarët, ndërsa i heshtur nga drejtuesit e insitucionit arsimor.

- Advertisement -

Arsimtari i Gjeografisë, Xhelal Elezi, për pak qaste ushtroi profesionin e berberit në kokën e një nxënësi të tij.Ky i fundit rezistoi për pak kohë, po iu desh t’i bindet urdhrave të arsimtarit.Arsimtari po pretendon se ka lejen e prindërve të tij për qortime edhe për ushtrimin e dhunës ndaj tij.

Këtë e vërtetoi edhe babi i nxënësit në një bisedë telefonike. Babai thotë se djali i tij kishte sjellje jo të mira lidhur me këtë rast.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit