2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Konjufca i bind: Kurti dhe Osmani pranojnë që Ligji për Zgjedhjet të pezullohet përkohësisht!

Rekomandime

U.d. i presidentit të shtetit, Glauk Konjufca ka zhvilluar një takim me kryeministrin, Albin Kurti dhe pretendenten për presidente, Vjosa Osmani.

Në letrën e gjatë, dërguar mediave, Presidenca sqaron se nga ky takim është dakorduar që të pezullohet përkohesisht plotësim-ndryshim i Ligjit për Zgjedhjet.

- Advertisement -

Për ta krijuar një atmosferë të domosdoshme mirëbesimi para se të hyjmë në këtë proces, ata më premtuan dhe garantuan që gjithçka ka të bëjë me ligjin për zgjedhjet do të jetë pjesë e një procesi të ardhshëm dialogimi mes mazhorancës dhe opozitës dhe se bashkë do ta bëjmë dhe përmbyllim reformën zgjedhore. Kështu që, pas vullnetit të qartë që e shprehu mbrëmë opozita me votën e tyre në Kuvendin e Kosovës, nuk mbetet tjetër veçse të sigurohemi që mazhoranca e Kuvendit të garantojë që mos bëjë asnjë veprim pa u konsultuar me opozitën në këtë aspekt, kurse opozita që nuk do ta bojkotojë procesin e zgjedhjes së Presidentin, me qëllim të shmangies së zgjedhjeve të përsëritura”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit