6.4 C
Pristina
Friday, April 19, 2024

Alienët do të zbresin sot në Tokë, thotë ‘udhëtari në kohë nga viti 2714’

Rekomandime

Alienët do të zbresin në tokë sot në fazat e para të një lufte ndërgalaktike, thotë  një person që e konsideron veten si ‘udhëtar në kohë nga viti 2714’.

- Advertisement -

Sipas tij, alienët do të ulen në tokë gjatë spektaklit të meteorëve Perseid.

Siç shkruan “The Mirror” ky “udhëtari anonim i kohës” këmbëngul se është nga viti 2714 dhe thotë se ‘diçka e mahnitshme’ do të ndodhë sot – por kjo do të çojë në një luftë që fillon në 2025.

“Do të ketë një shi shumë të madh meteorësh që zgjat dy javë dhe do të shihet në hemisferën veriore, që përmban mesazhin Nozic.

- Advertisement -

“Një nga meteorët do të duket ndryshe nga të gjithë të tjerët, kjo sepse është një anije që zbret në Tokë, duke filluar përgatitjet për Iuftën e parë Nozic”, shprehet ai.

Nata e së mërkurës dhe agimi i ditës së enjte do të jetë kulminacioni i meteorëve Perseid për këtë vit sipas Nasa-s. Gjatë kësaj periudhe nëse jemi me fat dhe zgjedhim një vend të përshtatshëm mund të shohim nga 100 deri në 150 meteorë të ndritshëm për një orë që përshkojnë qiellin e errët të favorshëm pa rrezet e hënës.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit