Blerta Deliu: VV po bën pazar, i ka ngritur çmimet e blerjes

0
105

Deputetja nga radhët e PDK-së, Blerta Deliu, përmes një statusi në Facebook e ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje se po e vendos vullnetin e qytetarëve në pazare.

“Partia e cila në emër të moralit politik, që prej themelimit të saj ka ushtruar dhunë mbi institucionet, policinë, pronën publike e private, mbi personat publik dhe familjet e tyre, sot vullnetin qytetar e ka vendos në pazare madje për ironi edhe ka ngritur çmimet e blerjes“, ka shkruar Deliu, përcjell Periskopi.

Kujtojmë se sot Periskopi ka raportuar me burime që zyrtarë të Lëvizjes Vetëvendosje janë duke negociuar me dy deputete nga PDK-ja, që t’i sigurojnë Vjosa Osmanit votën e 80-të për tu bërë Presidente.