Deputeti i PDK’së Bekim Haxhiu ka reaguar pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente e vendit. Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Haxhiu thotë se ‘ka rrëshqitur në pushtet absolut majtist që do të udhëhiqet nga një njeri”.
“Ky kthim prapa në demokraci u bë e mundur falë koalicionit më të ri “VEGËL” (Vetëvendosje, Guxo dhe LDK) dhe deputetêve që u shiten për pazare të ndyta dhe pranuan të bëhen “vegël” e autokratit Kurti.
Akronimi VEGËL i përgjigjet më së mir të gjithë atyre që sot u bënë pjesë e procesit të votimit, sepse u shndërruan në “vegël” të Albinit.
Shantazhe e kërcënime, joshje, poste e pazare të ndyta u bënë sot vetëm me një qellim që Albini të kontrolloj Qeverinë, Presidencën, Kuvendin, drejtësinë, sigurinë dhe të gjitha pushtetet”, shkroi Haxhiu në Facebook.