15.9 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vlora Çitaku reagon pas zgjedhjes së Vjosa Osmanit presidente

Rekomandime

Vlora Çitaku ka reaguar pasi Vjosa Osmani u zgjedh Presidente e Kosovës.

- Advertisement -

Çitaku e ka uruar Vjosa Osmanin duke thënë se për herë të dytë Kosova zgjedh një grua për presidente.

“Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi.

E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi.”, ka shkruar ajo.

- Advertisement -

 

Postim i saj i plotë:

- Advertisement -

Kuvendi i Republikës së Kosovës zgjodhi zonjën Vjosa Osmani Sadriu Presidente të Republikës.

Si qytetare e Kosovës, i uroj Presidentes së posazgjedhur Znj. Vjosa Osmani sukses dhe mbarësi!

Si demokraci e re, fakti që për herë të dytë brenda 13 vitesh zgjedhim një grua në krye të shtetit duhet parë si shenjë emancipimi.

E tash, Kosova ka para vetes shumë sfida të cilat kërkojnë koncensus, bashkërendim dhe maturi.

Është momenti i fundit që të eliminojmë polarizimet e rrezikshme dhe urrejtjen patologjike e cila tash e shumë vite dominon në skenën tonë politike!

Ju priftë e mbara!

P.S. portale të dashura, nuk po i vardisem askujt as nuk po aderoj askund.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit