7.1 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Zafir Berisha e quan Albin Kurtin endacak: Sillet vërdallë rrugëve të Prizrenit, ka harruar se është kryeministër

Rekomandime

PDK ka formuar koalicion me AAK, NISMA dhe AKR ndërsa LVV me partitë turke e boshnjake në Prizren. Kritikohet shkuarja e shpeshtë e kryeministrit Kurti në këtë komunë.

Vullneti i tyre do ta përcaktojë kryetarin e ardhshëm të njërës nga komunat më të mëdha në vend.

- Advertisement -

Prizrenasit me 14 nëntor kanë dy opsione.

Ata do të zgjedhin mes Shaqir Totajt të PDK-së dhe Mytaher Haskukës, kryetarit aktual nga LVV.

Kundër këtij të fundit, ka një strategji që këtë herë ka bërë bashkë disa subjekte politike.

- Advertisement -

Nga PDK janë të sigurt që koalicionet para balotazhi do të sjellin fitore për këtë parti.

Njëri nga partnerët tashmë të konfirmuar si aleat i PDK-së në zgjedhje, Zafir Berisha po thotë se me këtë koalicion po e dënojnë qeverisjen e Haskukës.

- Advertisement -

Berisha e kritikon edhe ardhjen e shpeshtë të kryeministrit Kurti në Prizren me një gjuhë jo fort të zakonshme.

“Këtë endacakun që sillet vërdallë rrugëve të Prizrenit, i cili ka harruar se është kryeministër por unë e kuptojë frikën sepse këtu po fillon fundi i tij dhe mashtrimeve të tij që i ka bërë Prizrenit dhe Kosovës”, ka thënë Berisha.

Megjithatë përkundër partive të tjera që veç se janë pozicionuar, Lidhja Demokratike e Kosovës ka zgjedhur të mos përkrahë asnjërën palë.

Hanefi Muharremi, nënkryetar i degës së LDK-së në Prizren thotë se ata kësisoj e reflektojnë humbjen e tyre.

Në këtë mes, i painteresuar të deklarohet gjatë së enjtes ishte kryetari aktual i Prizrenit, Mytaher Haskuka.

Haskuka pranë e ka Unionin SocialDemokrat të boshnjakëve me Duda Baljen, partinë tjetër boshnjake NDS-në të Emilia Rexhepit dhe partitë turke VAKAT.

VIDEO

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit