Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, pas vendimit për mbyllje 12 ditore ka thënë se Ministria e Financave është duke përgatitur një pako financiare për të iu dalë në ndihmë kategorive të nevojshme pas masave të reja.
- Advertisement -
Vitia ka thënë se ndihmë do të ketë për të gjitha kategoritë në të cilat do të preken nga këto masa.
“Ministria e financave është duke punuar në një pako financiare për të ju ndihmuar të gjitha kategorive që është e nevojshme”, ka thënë Vitia.
Kujtojmë se në masat e sotme qeveria ka vendosur për një mbyllje nga 6 deri në 17 prill.