9.7 C
Pristina
Saturday, April 20, 2024

SHBA ndanë 3 milionë dollarë për Kosovën

Rekomandime

Në mesin e janarit, SHBA përmes USAID-it ka ndarë 3 milionë dollarë shtesë ndihmë urgjente Kosovës për COVID-19, e cila do të mbështesë forcimin e mbrojtjes së fëmijëve të cenueshëm që janë goditur nga pandemia dhe do të sigurojë vazhdimësinë e ofrimit të shërbimeve sociale themelore.

Ajo gjithashtu do të përmirësojë shërbimet në terren në kuadër të sistemit të kujdesit shëndetësor parësor për të promovuar vaksinimin dhe digjitalizuar bazën e të dhënave mbi menaxhimin e rasteve të COVID-19 me qëllim të lehtësimit të shkëmbimit të shpejtë të informatave në mes të institucioneve shëndetësore.

- Advertisement -

“ SHBA është e përkushtuar ndaj partneritetit me Kosovën për t’i dhënë fund pandemisë COVID-19 dhe janë veçanërisht të fokusuara në zvogëlimin e ndikimeve të saj në popullatat e margjinalizuara. Luftimi i një pandemie globale kërkon përkushtimin e secilit prej nesh, andaj bëni pjesën tuaj të punës, lani duart, mbani maskë dhe vaksinohuni,” tha Zeinah Salahi, drejtoresha e USAID-it në Kosovë.

Ndihma financiare prej 3 milionë dollarësh i është shtuar aktivitetit Reagimi ndaj Pandemisë, i cili zbatohet përmes UNICEF-it dhe ndërton mbi ndihmën paraprake në vlerë prej 5.1 milionë dollarë për COVID-19 që USAID-i zotoi për Kosovën gjatë pandemisë.

Që kur Kosova konfirmoi rastin e saj të parë me COVID-19, USAID-i ka punuar me punonjësit e kujdesit shëndetësor të vijës së parë dhe komunitetet për të ngadalësuar përhapjen, për t’u kujdesur për të prekurit dhe siguruar pajisjet e nevojshme për të luftuar COVID-19.

- Advertisement -

Vitin e kaluar, USAID-i shpërndau 249 komplete higjienike në qendrat shëndetësore; 7.750 komplete higjienike për familjet dhe 2.400 pako higjienike për nënat dhe foshnjat në të gjitha 38 komunat e Kosovës.

Me fillimin e vitit shkollor, USAID-i gjithashtu u dhuroi komplete higjienike 660 shkollave fillore dhe të mesme.

- Advertisement -

SHBA mbetet donatori më i madh bilateral i sistemit shëndetësor të Kosovës në forcimin e reagimit ndaj COVID-19. Në fillim të pandemisë, SHBA siguroi 50 respiratorë të rinj si pjesë e pakos mbështetëse që përfshinte pajisje shoqëruese të respiratorëve, instalimin, garancitë, planet e servisimit dhe uebinare online.

SHBA po ashtu siguroi pajisje laboratorike të testimit dhe skanerë termikë për vendosje në terminalet hyrëse të vendkalimeve kufitare të Kosovës, përfshirë Aeroportin e Prishtinës dhe katër vendkalime kufitare tokësore.

Rishtazi, USAID-i lehtësoi në emër të Qeverisë së SHBA-së shpërndarjen e 538.200 dozave të vaksinës Pfizer, thuhet në një komunikatë për media.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit