8.3 C
Pristina
Thursday, April 25, 2024

Lista Serbe për sanksionet ndaj Veselinoviqit: Kampanjë për të dobësuar unitetin e serbëve në veri

Rekomandime

Lista Serbe ka kundërshtuar vendimin e Thesarit Amerikan për t’i vënë sanksione nënkryetarit të saj Zvonko Veselinoviq.

Kjo parti në reagimin e saj thotë se kjo është një kampanjë e koordinuar për të dobësuar unifikimin e serbëve në zonat veriore.

- Advertisement -

“Akuzat e pabazuara për anëtarët e Listës Serbe dhe serbëve nga veriu i Kosovës janë një kampanjë e koordinuar për të dobësuar unitetin dhe mbrojtjen e njerëzve tanë në këto zona”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Tutje në reagim thuhet se reagimet për sanksionet nga ana e zyrtarëve të qeverisë së Kosovës janë justifikime për aksionet e policisë në veri.

“Gjithashtu, qëllimi i dukshëm i aksioneve të përbashkëta propagandistike, paushalle, që shihet edhe në reagimin e Albin Kurtit, është që të justifikohen sulmet e fundit ndaj popullit duarthatë serb dhe derdhja e gjakut serb duke plagosur Srecko Sofronijeviqin gjatë dhunës brutale të aksionit të policisë së Kosovës, si dhe alibitë për veprime të mundshme të reja të njëanshme të Prishtinës në veri të Kosovës”.

- Advertisement -

Zyra për Kontrollin e Pasurive të Huaja e Departamentit Amerikan të Thesarit ka targetuar rrjetet e korrupsionit disa shtete të evropës dhe Hemisferës Veriore.

Në mesin e personave të identifikuar është edhe numri dy i Listës Serbe Zvonko Veselinoviq, i cili njihet si një nga bosët kryesorë të krimit në veri.

- Advertisement -

Veselinoviq mbahet përgjegjës për trafikimin e mallrave, parave, narkotikëve dhe armëve mes Kosovës dhe Serbisë.

Në këtë njoftimin e kësaj zyre thuhet se Zvonko Veselinoviq dhe vëllai i tij Zharko Jovan Veselinoviq kanë pasur marrëveshje me politikanë për t’i ndihmuar partitë e tyre për t’i fituar zgjedhjet dhe në këmbim politikanët do t’i garantonin vëllezërve Veselinoviq kontrollë të disa bisneseve në disa rajone.

Lista e grupit të organizuar kriminal të Zvonko Veselinoviqit përfshinë: Marko Rosiq, Andrija Zheljko Bojiq, Srdjan Milivoje Vuloviq, Milan Mihajloviq, Miljan Radisavljevic, Radovan Radiq, Sinisa Nedeljkoviq, Radule Steviq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit