Shqipëria mori përsipër që të vaksinojë mësuesit e Kosovës.
Mirëpo ky proces ka ngecur.
Kjo për shkak se Shqipëria ka mbetur pa dozat e vaksinës Pfizer ose AstraZeneca ndërsa Kosova nuk pranon që mësuesit të vaksinohen me vaksinat kineze ose ruse të cilat i posedon Shqipëria.
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, konfirmoi pas mbledhjes së Qeverisë së Kosovës, tha se ka mbetur që Shqipëria të vaksinojë mësuesit kur të ketë doza të vaksinës Pfizer ose AstraZeneca.