8.3 C
Pristina
Wednesday, April 24, 2024

Vuçiqi e quan budallallëk një deklaratë të Osmanit, i reagon shefi i kabinetit të Presidentes

Rekomandime

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq e ka quajtur budallallëk deklaratën e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila tha se Serbia është vegël që Rusia e përdor për ta destabilizuar Ballkanin. Vuçiqit i ka reaguar shefi i kabinetit të Presidentes Osmani, Blerim Vela.

Vela tha se “politika plehrë e Vuçiqit mund të jetë tërheqëse për audiencën e TV Pink ose TV Happy, por është krejtësisht pa shije”.

- Advertisement -

“Realiteti është se ai është politikan frikacak që vazhdimisht i projekton të gjitha pasiguritë e tij përmes tregimeve seksiste dhe të dhunshme. Rritu, derište!”, shkroi Vela në Twitter.

“Derište”, fjala që Vela e përdori në serbisht, do të thotë fëmijë i llastuar.

- Advertisement -

Vuçiq tha sot se është krenar për politikën që e ndjek Serbia.

“Unë jam krenar për politikën që po ndjekim. Ne mund të jemi një nga vendet e pakta të pavarura në këtë pjesë të Evropës dhe jam krenar për këtë.

- Advertisement -

Në vendin tonë askush nuk vendos përveç nesh dhe çfarë lëvizjesh politike dhe ekonomike do të Përveç kësaj, jam krenar dhe kjo është një nga politikat që jam i sigurt se qytetarët e Serbisë do të duan ta trashëgojnë edhe pas zgjedhjeve të ardhshme”, tha Vuçiq.

Ai theksoi edhe se nuk do të kërkojë falje.

“Ata që nuk e kuptojnë këtë dhe a duhet t’u përgjigjem?

Është një truk i mjerë që e përdorin sepse kur nuk dinë çfarë të thonë kundër Serbisë, thonë se jemi të lidhur me Rusinë dhe Kinën.

Politika jonë është një Serbi e pavarur, sovrane, e lirë në rrugën evropiane, por që respekton miqtë e saj rusë, kinezë dhe amerikanë”, tha Vuçiq.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit