7.1 C
Pristina
Monday, November 18, 2024

Vitia jep alarmin: Varianti britanik po i prek moshat e reja, është shumë i rrezikshëm

Rekomandime

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë një konference për media me ministrin e Financave, Hekuran Murati, tha se varianti britanik është shumëfish më i rrezikshëm.

- Advertisement -

Ai tha se ky variant është më agresiv dhe i prek moshat e reja.

“Varinati briantik është dominant me mbi 95%, shpërndarës më i shpejtë, më argresiv, prek moshat e reja. Për këtë kemi marrë masat e reja”.

Ai po ashtu u shpreh se masat kufizuese janë dëshmuar si më të efektshmet për futjen nën kontroll për menaxhimin e pandemisë.

- Advertisement -

“Fillimi i procesit të vaksinimit me datë 30 mars është një lajm shumë i mirë dhe me shpresë. Situata është shumë e rëndë, sidomos në institucionet shëndetësore.

Variant britanik është shumëfish më i rrezikshëm, që i prek moshat e reja, të cilët do vaksinohen në fazën e tretë të planit të vaksinimit.

- Advertisement -

Duhet të bëjmë cdogjë që ta ulim trendin e rritjes së numrit të infektuarve.

Qeveria po punon pandërprerë që të sigurojë sa më shumë vaksina. Në këtë process është i gjithë kabineti qeveritar, Kurti dhe presidentja Osmani”.

Tutje, Vitia tha së është i vetëdijshëm se masat e reja kundër Covid-19 janë në dëm të ekonomisë.

“Masat janë në dëm të ekonomisë, jemi të vetëdijshem, bashkëndjejmë me ta.

Kemi vendosur që të formojmë grupe punuese me përfaquesit e gastronomisë, që kërkesat tona dhe nevojat e tyre të sinkornizohen”.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit