Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Xhavit Haliti, ka folur për zgjedhjen e Vjosa Osmanit, presidente e vendit, të dielën që lamë pas.
Ai në Klan Kosova tha se për votimin e saj, pati pazare politike.
Gjithashtu ai shtoi se gjithkund bëhen pazare të tilla.
“Po pati pazare për zgjedhjen e Vjosa Osmanit presidente, nuk kam diçka konkrete, gjithkund bëhen pazare politike”, tha ai.
“Nëse më kishin dëgjuar mua, PDK do të qëndronte në sallë kur u votua presidentja, por ky ka qenë vendim i partisë”, shtoi ai.