2.6 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Albin Kurti vazhdon fushatën për zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri, bën thirrje të votohet Iliaz Shehu

Rekomandime

Kryeministri i Kosovës ka gjetur sërish kohë për t’i mbështetur kandidatët e Lëvizjes Vetëvendosje, që në zgjedhjet e 25 Prillit në Shqipëri do të kandidojnë si të pavarur.Përderisa dje ftoi qytetarët e qarkut të Tiranës që ta votojnë Boiken Abazin, sot ai u ka bërë thirrje qytetarëve të Mirditës, Laçit e Shëngjinit që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të votojnë për Iliaz Shehun, ky i fundit aktivist i VV-së që nga viti 2010, përcjell GazetaBlic.Tutje, Kurti shpalosi edhe detaje nga takimi i parë me Shehun, e që rastisi të ishte në Paris, atje ku Iliaz Shehu ishte duke studiuar filozofinë.

- Advertisement -

Më poshtë edhe postimi i plotë i para pak çasteve.Me Iliaz Shehun jam takuar para disa viteve, kur ai jetonte e studionte filozofi në Paris. Sot, ai është ligjërues universitar në Shqipëri. Aktivist i Lëvizjes qysh prej 2010, ai kërkon mbështetjen tuaj si Kandidat i Pavarur për deputet në Qarkun e Lezhës, me numër 13.

Synim i VETËVENDOSJE!-s është që të rinjtë si Iliazi t’i kthejë në Atdhe, sepse vetëm kështu mund ta bëjmë ndryshimin që njerëzit kaq shumë e duan dhe që popullit e shtetit i nevojitet.

Doktorant në Sorbonë, Iliazi është njeriu i duhur për të çuar përpara një projekt të mirëfilltë moderniues dhe evropianizues. Nuk munden më figurat, praktikat dhe idetë e konsumuara për 30 vjet, të prodhojnë dot ndonjë gjë të re sot.

- Advertisement -

Lëvizja është në Lezhë për të qëndruar, dhe me punën e Iliaz Shehut, Marin Nikollës, Emanuela Kamshit e shumë të tjerëve që po kontribuojnë pa u lodhur, shpejt Lezha do të jetë qendër e fortë e Lëvizjes.
Qytetarë nga Lezha e Mirdita, nga Laçi e Shëngjini, mos harroni, në 25 prill, në fundin e fletës së votimit, Iliaz Shehun e gjeni si Kandidat të Pavarur me numrin 13. Ai është kandidat #KrejtTjetër.

-Advertisement-

Më shumë artikuj

- Advertisement -

Të fundit